Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe procedurat e nisura nga Vatikani për shenjtërimin e kardinalit, Stepinac, kanë zgjuar ndjeshmëri në qarqe jo vetëm fetare dhe mediatike, por edhe politike në Ballkan. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka reaguar ashpër, po ashtu edhe Beogradi. Në një lëvizje simbolike Patriarku Bartolomeu vizitoi kampin e Jasenovac, në Kroaci ku pretendohet se u masakruan nga gjermanët mbi 50 mijë serbë, 80 mijë hebrej dhe 30 mijë romë. Për kroatët, kardinali Stepanic është martir i kombit, pasi u persekutua për 16 vjet nga regjimi komunist pas luftës. Por ai cilësohet nga serbët si filonazist dhe udhëheqësi i parë fetar i shtetit kroat krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore me bekimin e Vatikanit dhe Hitlerit. Edhe për Nënë Terezën gazeta thotë se ka pasur lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta. Kathimerini shkruan se përpjekja e Vatikanit për të krijuar një mozaik të ri të ndikimit të saj në Ballkan do të ndikojë në politikën e jashtme, kryesisht të Serbisë në rajon. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …