Katie Caba: Nuk mendojmë se gjetja e një kufiri etnik është zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje

Katie Caba: Nuk mendojmë se gjetja e një kufiri etnik është zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje

Ambasadorja e Kanadasë në Serbi, Katie Caba ka thënë se vendi i saj e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd. Ajo ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale. “Ne shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa i përket demarkacionit nga perspektiva e dikujt që vjen nga një vend multikulturor dhe ne nuk mendojmë se gjetja e një kufiri etnik është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje”, është shprehur Caba.  Sipas saj, krijimi i një linje të re ndarëse për të pasur komunitete etnikisht më të pastra nuk do të nuk është një hap logjik që çon përpara. Caba ka shtuar se marrëveshja mes dy vendeve ofron mundësinë për bashkim e Serbisë me BE-në.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …