Kazerma, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot ka qenë e stërmbushur me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Përveç autoriteteve të larta shtetërore, një numër më i madh i vizitorëve ishin nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, por edhe nga qytete të tjera. Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë mirëpritur edhe në kazermat e tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës si në Mirtovicë, Prizren, Burim, Gjilan, Ferizaj, Pomozatin. Ata morën pjesë në aktivitetet e “Ditës së Forcës” e cila çdo vit shënohet me 27 nëntor. Kjo forcë ushtarake e vendit u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …