KBF Prishtina dhe KFF Mitrovica u shpërblyen me nga 10 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka pritur në takim basketbollistet e Klubit Prishtina dhe futbollistet e Klubit Mitrovica bashkë me trajnerët e tyre. Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e klubeve me nga 10 mijë euro nga ana e Ministrisë pas sukseseve të njëpasnjëshme të këtyre klubeve. “Sukseset e këtyre klubeve sigurisht që duhet mbështetur edhe financiarisht. Respektivisht klubi basketbollistik Prishtina në kategorinë e femrave gjatë vitit 2019 ka fituar Super Kupën, Kupën e Republikës së Kosovës dhe titullin Kampion, ndërkaq klubi futbollistik Mitrovica po ashtu në kategorinë e femrave ka fituar titullin Kampion dhe gjithashtu ka arritur të bëhet fituese e Kupës së Kosovës”, tha ministri Gashi. Po ashtu, ministri tha se “nuk është e lehtë për të qenë kampion por e gjithë kjo fal punës dhe angazhimit të tuaj. Ministria e Sportit  është e përkushtuar që në vazhdimësi të shpërblej Federata Sportive dhe sportistët për punën dhe angazhimin e tyre, duke pasur parasysh se sportistet tanë po arrijnë suksese në vend dhe jashtë vendit, dhe po e përfaqësojnë Kosovën në mënyrën me të mirë të mundshme”. Basketbollistet dhe Futbollistet kampione të Kosovës, ministri Gashi i përgëzoi për titujt e fituar dhe i inkurajoi që të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë fuqishëm në mënyrë që edhe në të ardhmen të sjellin rezultatet në garat vendore si dhe ato ndërkombëtare. Ndërkaq, trajneret e ekipeve fituese e falënderuan ministrin Gashi për punën, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po u jep ekipeve. Ato thanë se këto shpërblime nga ana e Ministrisë janë shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …