KDAKK ka nxjerrë vendim me rastin e procesit të validimit dhe akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

KDAKK ka nxjerrë vendim me rastin e procesit të validimit dhe akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve ka nxjerrë vendim me rastin e procesit të validimit dhe akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Ky Këshill në vendimin e lëshuar, njofton se bëhet valide dhe akreditohet Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me adresë Kazerma „Adem Jashari“ në Prishtinë, për periudhën tri vjeçare prej 30.9.2019 deri 30.9.2022 me kualifikimin: „Nëntoger në Forcat e Armatosura, Niveli i Pestë. Forca e Sigurisë e Kosovës në kuadër të mandatit të ri për ngritjen e kapaciteteve profesionale të edukimit ushtarak ka rishikuar dhe zhvilluar plan-programin e QSU-së, për fillimin e procesit të akreditimit bazuar në nenin përkatës për Forcën e  Sigurisë së Kosovës, andaj si rezultat i një pune profesionale u mor  vendimi mbi akreditimin e profesionit të ushtarakut nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …