Eugjen Cakolli nga KDI-ja thotë se janë bërë gati tre muaj që kur anëtari i KQZ-së, Alim Rama, ka papajtueshmëri ligjore në ushtrimin e këtij mandati, për shkak të emërimit në pozitën e Sekretarit Organizativ në Vetëvendosjes. Kryetarja Vjosa Osmani po bën shkelje ligjore duke mos përmbushur obligimet për zëvendësimin e tij. Edhe muaji janar, i përmendur si kohë e fillimit të ushtrimit të mandatit nga Rama – sado që kjo është absurde – po kalon. Më 23 tetor të vitit të kaluar, Alim Rama u zgjodh sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje. Zgjedhja në këtë pozitë, bie ndesh me pozitën që ai aktualisht mbanë si përfaqësues i këtij subjekti pranë Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
