KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si pasojë të mospërputhjes mes pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e shumicës dhe realitetit parlamentar. KDI thekson se Kuvendi duhet të konstituohet sa më parë dhe se përgjegjësia kryesore për këtë proces bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. “Dështimi i votimit të raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve bëri që seanca të ndërpritet. Me vetëm 52 vota pro – të pamjaftueshme për miratim – u dëshmua qartë një mospërputhje mes deklarimeve publike të LVV-së dhe realitetit në Kuvend”, thuhet në qëndrim. Sipas KDI-së, mosdorëheqja e anëtarëve të Qeverisë që kanë fituar mandat si deputetë është një prej faktorëve kyç që ka ndikuar në këtë situatë. Instituti konsideron se përgjegjësia nuk mund t’i faturohet vetëm opozitës, pasi shumica ka dështuar të përgatitet në mënyrë të duhur për procesin. Zgjidhja është e mundur dhe e domosdoshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërpritet seanca konstituive pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas dështimit për të miratuar Raportin e …