Mes debateve për kompetencat e Qeverisë aktuale të Kosovës, edhe organizatat që monitorojnë punën e institucioneve shtetërore janë të ndara për këtë çështje. Kosova, aktualisht, nuk ka as Qeveri në detyrë, dhe as Qeveri në largim, por ekzekutiv me mandat të rregullt kushtetues, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës. duke argumentuar se pushteti i tashëm ka kompetenca të plota, deri në momentin kur certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ndryshe mendojnë në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike, ku Qeveria e Albin Kurtit konsiderohet si një Qeveri në largim, me detyra “të kufizuara në vazhdimin e punëve”. Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet, sikurse ai për Qeverinë, Rregullorja e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetuta e vendit e lidhin mandatin e rregullt qeveritar me atë të legjislativit. Ai pohon se Qeveria aktuale ka mandat të rregullt, pasi nuk ka shpërndarje të Kuvendit, as shkarkim të kryeministrit apo dorëheqje të tij, që të plotësoheshin kushtet e parapara me ligj që ekzekutivit t’i kufizoheshin kompetencat aktuale, thotë Vulnet Bugaqku për Radion Evr0pa e Lirë.
