KDI: Malisheva, komuna më transparente në financa

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar raportin e “transparometrit” për 15 komuna të Kosovës, të cilat janë përfshirë në këtë matje të saj. Bazuar në këtë raport, Komuna e Malishevës, është vlerësuar si komuna më e mirë në transparencën financiare, pasi është e vetmja komunë që është vlerësuar me notë maksimale në këtë fushë. Në tetë indikatorët për matjen e transparencës financiare, Komuna e Malishevës, i ka marrë pikët maksimale dhe përveç raportit të shkruar, këtë e deklaruar edhe zyrtari i KDI-së, Ahmet Rushiti, gjatë prezantimit të raportit. Përndryshe, në “transparometrin” e KDI-së, Komuna e Malishevës, është renditur e treta, së bashku me komunën e Vitisë, me 86 pikë nga 118 pikët e mundshme, shprehur në përqindje me 72.88%. Gjatë debatit lidhur me këtë raportin, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se Malisheva do të vazhdoj të jetë e hapur për të gjithë. Lidhur me raportin e prezantuar, Begaj ka thënë, se “disa nga indikatorët, nuk qëndrojnë, dhe se KDI, është dashur që paraprakisht të ju mundësoj komunave dhënien e komenteve, me qëllim të eliminimit të gabimeve në këtë raport, të cilat janë evidente, por pavarësisht kësaj, Malisheva do të vazhdoj të mbetet e hapur dhe të bashkëpunoj, jo vetëm me KDI, por me të gjitha organizatat”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …