Instituti Demokratik i Kosovës, ka mbajtur sot një tryezë diskutimi ku u prezantua Raporti i dytë i monitorimit mbi zbatimin e zotimeve të Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit. Violeta Haxholli nga KDI theksoi se raporti ka identifikuar sfidat në zbatimin e këtyre zotimeve dhe sugjeron hapa konkretë për zbatimin efektiv. Në diskutim morën pjesë deputetët e Komisionit për Integrim Evropian, ku kryetarja Rrezarta Krasniqi nga LDK kritikoi qeverinë për mungesën e transparencës dhe vendimet e pakoordinuara, ndërsa deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani, vuri theksin te përparimet e Kosovës në këtë proces. Deputetja Blerta Deliu-Kodra nga PDK paralajmëroi për rrezikun e përjashtimit të Kosovës nga procesi, ndërsa Time Kadrijaj nga AAK bëri thirrje për unitet dhe përfshirje më të madhe parlamentare në këtë proces të rëndësishëm për integrimin evropian të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …