leoni

Gjyq

KDI: Reforma në Drejtësi, që ishte një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti, nuk ka arritur të përmbushë pritshmërinë e qytetarëve

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar të mërkurën rezultatet e sondazhit më të fundit me qytetarë ku u shpalosën këndvështrimet e tyre mbi ecurinë e reformës në sektorin e Drejtësisë. Në konferencë u përmendën edhe gjetjet nga raporti i fundit i KDI-së, i cili ka përmbledhur një vlerësim të përgjithshëm mbi dinamikën e reformës në drejtësi në këto tre vite e gjysmë të Qeverisë Kurti. Raporti vlerëson se Reforma në Drejtësi, që ishte një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti, edhe pse u materializua në disa nisma të rëndësishme ligjore, nuk ka arritur të përmbyllet dhe të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve për një gjyqësor më efektiv dhe trajtim më efikas të rasteve të korrupsionit. Mungesa e qartësisë dhe konsensusit politik mbi përmbajtjen e reformës, polemikat e shumta midis qeverisë dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë lidhur me ndryshimet legjislative si dhe dilemat mbi kushtetutshmërinë e ligjeve që prekeshin nga Reforma e shoqëruan procesin që nga fillimi. Pavarësisht përfshirjes aktive të organizatave të shoqërisë civile në të gjitha platformat e diskutimit, ndikimi tyre në vendim-marrje ishte shumë i kufizuar për shkak të mbizotërimit të perspektivës së qeverisë në procesin legjislativ.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …