KDI

KDI: Sot duhet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për më 9 shkurt

Institutit Demokratik të Kosovës, konsideron se  sot duhet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare të planifikuar për më 9 shkurt.  Violeta Haxholli nga KDI-ja që përcjell nga afër punën e Kuvendit, tha se dita e sotme është dita e fundit e legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës. Haxholli u bazua në nenin 66 të Kushtetutës së Kosovës, që kërkon shpërndarjen e shtëpisë ligjvënëse 30 ditë para zgjedhjeve. “Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, tha ajo. Nga dje deri më 8 shkurt, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës përmes postës, e kanë mundësinë të votojnë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të vendit. Fushata zgjedhore fillon më 11 janar, ndërsa sipas vendimeve të KQZ-së, gjithsej 2.075.868 votues brenda dhe jashtë Kosovës do të zgjedhin mes 28 subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, me gjithsej 1.280 kandidatë që do të garojnë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi  i katërt për komunat …