Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka vlerësuar se pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Ajo ka shkruar se Vuçiq po aludon në ndarjen e Kosovës por Kosova është shtet sovran. “Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse. Populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste” ka shkruar deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …