Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka bërë thirrje që të mos lejohet rindezja e konfliktit në Kosovë. “Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar deputetja britanike Alicia Kearns, pas takimit me kryetaren, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …