Yuri Kim

KED të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat, ka urdhëruar ambasadorja e Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat” kështu e ka nisur reagimin e saj Ambasadorja e Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë kandidatët e të dërgojë listat në Kuvend e në Presidencë. Ambasadorja amerikane ka kërkuar që procedurat  të respektohen, por jo të keqpërdoren. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”, tha në mesazhin e saj ambasadorja amerikane në Shqipëri,  Juri Kim. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …