Papërgjegjësia e KEDS-it ndaj Komunës së Drenasit

KEDS bllokon vendimin e ZRRE-së për kompensimin e qytetarëve për faturat e veriut

Një vit pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për kompensimin e qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të Kosovës gjatë viteve 2013–2017, zbatimi i tij është bllokuar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, e cila pretendon se nuk është palë në kontest. Vendimi, që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe që parasheh kompensimin e qytetarëve për faturat që u janë ngarkuar padrejtësisht për konsumatorët në katër komunat me shumicë serbe që nuk kishin paguar energjinë për një periudhë të gjatë, ende nuk është zbatuar. Sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për një shumë mbi 41 milionë euro.  Nga ana tjetër, kryetari i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka theksuar se zbatimi i vendimit është një proces i ndërlikuar, sidomos në aspektin financiar. “Janë mekanizmat tjerë që mund ta detyrojnë KEDS-in ta zbatojë me dhunë këtë vendim”, ka theksuar ai. Ky bllokim po zgjat padrejtësinë ndaj qytetarëve që kanë mbuluar faturat për konsum që nuk ishte i tyre, ndërsa institucionet përgjegjëse përballen me mungesë mekanizmash për të siguruar zbatim efektiv të vendimeve gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Egjipti po punon për një plan, i cili në pamje të parë, duket të jetë një zgjidhje e favorshme për Gazën

Lufta në Gaza vazhdon, viktimat po rriten dhe negociatat për armëpushim po zvarriten

Në Gaza, numri i viktimave ka arritur në 52,243, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr …