KEDS-i dhe KESCO thonë se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike gjatë festës së ndërrimit të motmotit. KEDS-i apelon të të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive. Në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike, dhe si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 megavat/orë. Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaj, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Theranda. KEDS-i ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …