Janë një grup të interesuarish prej 18 kandidatëve të cilët po trajnohen në mënyrë që të marrin certifikata për saldues profesional. Nehat Zekolli njëri prej tyre pohoj se trajnimi ia bëri të mundur të mësoj shumë më mirë saldimin. Ai tha se në Qendrën e Trajnimit mësohet edhe siguria në punë e cila është shumë e nevojshme për punën e salduesit. Nga ana tjetër, Remzi Selimi specialist ndërkombëtar I saldimit, njëherësh trajnues i kandidatëve për saldim tregon rreth implementimit të programit si dhe përfitimet që mund ti kenë të interesuarit. “Sipas rregullave këtu kandidatët i ushtrojmë se si përgatitet epruvetat e saldimit për gypa, dhe se kandidatët të cilët e donë këtë profesion (saldimin) e kanë mundësinë që të përfitojnë njohuri të reja dhe të përsosen edhe më shumë në aspektin e shkathtësive. Si rrjedhojë, edhe punën që do ta bëjnë në të ardhmen do ta bëjnë shumë më shpejtë shumë më thjeshtë dhe shumë më saktë” tha Remzi Selimi. Sipas koordinatorit për menaxhimin e cilësisë, Skender Berisha, të gjithë ata kandidate që e kryejnë me sukses trajnimin, certifikatat e tyre do të njihen ndërkombëtarisht. “Pasi që kandidatët të aplikojnë ne së bashku me oden gjermane të Dortmundit fillojmë me procedura dhe pasi të përgatiten kandidatët vjen DVS-(Shoqata Gjermane për saldim dhe proceset e ndërlidhura) gjithnjë në bashkëpunim me odën e Dortmundit dhe bon certifikimin sipas standardit të DVS gjerman. Sipas gjermanëve , kushtet në këtë qendër janë shumë të mira sepse I plotësojnë të gjitha standardet e kërkuara ndërkombëtare“. ka theksuar Berisha. Zyrtarët e Qendrës Trajnuese e KEK-ut ju bëjnë thirrje edhe bizneseve që ushtrojnë punë me elektrikë, saldim, mekanike, hidraulike, makineri të rënda etj. për të sjellë punëtorët e tyre që të certifikohen në këtë Qendër sepse është e vetmja në rajon ku mund të kryhen këto trajnime.
Qendra trajnuese e KEK-ut me certifikata që njihen ndërkombëtarisht
Qendra trajnuese për saldues në Korporatën Energjetike të Kosovës, është mundësi për të gjithë që të punësohen. Kryerja e këtij trajnimi, do të njihet ndërkombëtarisht.
Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 27. November 2018