Falë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre. Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike. Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik. Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.
“Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri. Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje. “Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu. Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse. Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.
KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit
KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetitFalë angazhimit të KEK-ut dhe Termokosit, banorët e kyçur në rrjetin e ngrohëtores së kryeqytetit nuk do të kenë probleme me ngrohje nëpër shtëpitë e tyre.Të mërkurën, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri nënshkroi aneks kontratë me Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos-it, Arsim Fetahu me qëllim të vazhdimit të furnizimit të kësaj ndërmarrje me energji termike.Ushtryesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri deklaroi se Korporata Energjetike e Kosovës, i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se KEK-u tashmë ka dëshmuar se është faktor stabiliteti sa i përket sektorit energjetik.Ai ka thënë se në bazë të procedurave, të gjitha remontet e planifikuara kanë rezultuar të suksesshme, me këtë edhe besueshmëria në të gjitha blloqet është rritur në nivelin e duhur.“Korporata ka dëshmuar edhe në të kaluarën që një shërbim të tillë të cilin e kemi ofruar tek qytetarët nëpërmjet juve, është një produkt, i cili në fakt ngërthen në vetëvete një komoditet te qytetarët. Kjo na bënë me u ndi mirë që qytetarët gjatë kësaj periudhe sa është futur në funksion në vitet e kaluara dhe ka qenë e testuar, faktikisht ka dhënë atë rezultatin pozitiv te konsumatorët e vendit, kështu që shpresojmë edhe po bësojmë që në bazë të përgatitjeve, të cilat kemi bërë deri tash, ky produkt do të vazhdoj të jetë edhe më cilësor ashtu siç ka ndodh edhe në vitet e kaluara, përkundrejt sfidës që ka qenë e jashtëzakonshme këtë vit, siç dihet që është pandemia, e cila ka ndikuar por ne kemi menduar edhe për këtë ditë dhe nuk i kemi ndërprerë aktivitetet”, deklaroi Imeri.Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahu falënderoi menaxhmentin e KEK-ut për bashkëpunimin, me qëllimin e vetëm që qytetarët e kryeqytetit të kenë furnizim kualitativ me ngrohje.“Ne si Termokos, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e suksesshëm të sezonës, i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, dhe në sajë të përgatitjeve tona dhe bashkëpunimit që kemi pasur, dhe do ta kemi me KEK-un ka munguar vetëm ana formale e nënshkrimit të kësaj aneks kontrate për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të ngrohjes nga ana e KEK-ut, dhe kjo është finalizuar dhe besoj që do të jetë në të mirë të qytetarëve edhe ata që kanë qenë deri tash të kyçur edhe besoj që në të ardhën edhe shumë konsumator të tjerë do të kyçen”, tha Fetahu. Që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në sajë të realizimit të Projektit të kogjenerimit, NP “Termokos” SH.A shfrytëzon avullin e Termocentralit Kosova B për prodhimin e energjisë ngrohëse.Lidhja me dy blloqet e TC Kosova B ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve teknike deri në 140 MW.Me respekt,Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe KomunitetinKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES
Gepostet von Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a am Sonntag, 18. Oktober 2020