KEK-u liron stafin me probleme shëndetësore si dhe redukton qëndrimin në hapësira të përbashkëta

KEK-u liron stafin me probleme shëndetësore si dhe redukton qëndrimin në hapësira të përbashkëta

Edhe Korporata Energjetike e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Menaxhmenti i kësaj korporate thotë se bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekje që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pandërprerë të energjisë dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet. KEK-u ka liruar stafin me probleme shëndetësore si dhe është reduktuar qëndrimi në hapësira të përbashkëta. Zyrtarë të kësaj korporate kanë shtuar se në të dy termocentralet dhe mihjet, punëtorët janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme. Megjithatë thonë se kanë pasur vështirësi me furnizim me pajisje higjienike siç janë: maskat, alkooli, dezinfektuesit dhe gjërat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …