leoni

KEK-u ndan 100 mijë euro për ndihmë Shqipërisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasoje e tërmeteve. Me kërkesë të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçi dhe me aprovim te Bordit te Drejtorëve, kjo shumë është dedikuar për Qeverinë e Republikës se Shqipërisë për të ndihmuar familjet që pësuan nga kjo tragjedi. Korporata Energjetikë e Kosovës të martën gjithashtu ka dërguar edhe ekipin e specializuar për intervenime emergjente (kërkim shpëtim) të cilët po i dalin në ndihmë autoriteteve shqiptare për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas tërmetit. Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë së kjo është me e pakta që mund të bëjmë si korporatë për t’u solidarizuar dhe për të ofruar përkrahjen me qytetarët që pësuan nga kjo tragjedi. “Nga mëngjesi i ditës së martë jemi duke i përcjellë me shqetësime ngjarjet në Shqipëri. Ndjejmë keqardhje dhe shprehim ngushëllime më të sinqerta për viktimat”, ka thënë Thaçi. Ai ka bërë të ditur së vendimi për të ndarë 100 mijë euro është marrë me përkrahjen e gjithë menaxhmentit dhe të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …