Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se, Kelkosi, duhet të përmbush kriteret e duhura ligjore, për të fituar “Lejen Mjedisore” dhe “Licencën për Prodhim” të hidroenergjisë.
Kryetari Ramosaj ka thënë se më në fund diçka e drejtë dhe e pritur ndodhi, mirënjohës për vendimin e duhur.