Kelmendi: Duke kujtuar gjenocidin në Srebrenicë dhe në Kosovë duhet ta dijmë se kush është politika e Serbisë

Gëzim Kelmendi: Duke kujtuar gjenocidin në Srebrenicë dhe në Kosovë duhet ta dijmë se kush është politika e Serbisë

Lideri i paritsë FJALA, Gëzim Kelmendi e ka kujtuar 23-vjetorin e masakrës se Srebenicës. Ai ka thënë se Duke kujtuar gjenocidin në Bosnje por dhe në Kosovë duhet ta dijmë dhe ta kuptojmë se kush është politika e Serbisë. Ai ka theksuar se pikërisht kreu aktual i shtetit serb, Vuçiq gjatë luftës në Bosnje ka deklaruar se për çdo serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 muslimanë.

“Srebrenica 11 Korik 1995 nuk duhet harruar. Duke kujtuar krimet dhe gjenocidin në Srebrenicë në veçanti dhe në Bosnje e Hercegovinë në përgjithësi, kujtojmë se kush ishte regjimi i Serbisë. Njerëz të atij regjimi janë sot në pushtet në Serbi. Presidenti aktual i Serbisë Vuçiç gjatë luftës në Bosnje pati deklaruar: “për çdo serb të vrarë, ne do të i vrasim 100 muslimanë”. Po ky president i Serbisë është i përkdheluri i bashkësisë ndërkombëtare. Me iniciativën e këtij presidenti është formuar edhe Lista Serbe në Kosovë dhe me pëlqimin e këtij presidenti është formuar qeveria aktuale e Kosovës. Një gjë duhet ta dijmë se raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë të brishta. Kosova vazhdon të jet e kërcënuar nga politika agresive e Serbisë e cila nuk po ndalet duke punuar kundër shtetit tonë. Duke kujtuar Srebrenicën dhe krimet tjera në Bosnje e Hercegovinë, duke kujtuar Reçakun, Obrinë, Lubeniqin, Mejën, Krushen, dhe krimet tjera në Kosovë, ne duhet të mësojmë dhe ta dijmë se kush është politika e Serbisë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …