Revista autoritative e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “TIME” i ka kushtuar vëmendje xhudistët nga vendi ynë e mirënjohur anekënd botës, Majlinda Kelmendi. Duke folur për marrjen e medaljes së artë pasi zuri vendin e parë në botë në sportin e xhudos, sportistja Majlinda Kelmendi ka thënë se ishte një moment i mrekullueshëm, diçka që gjithmonë ka ëndërruar, por që ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Në Kosovë kam parë se të gjithë po festojnë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të festohet kur të kthehem atje. Familja ime janë krenarë për mua dhe e kam shijuar edhe unë faktin se i kam bërë krenarë, sidomos prindërit e mi. Ajo ka përkujtuar edhe kohën kur në pamundësi për ta përfaqësuar Kosovën ka përfaqësuar Shqipërinë dhe ka theksuar se edhe gjatë garës për Shqipërisë por edhe për Kosovën, ka garuar për të njëjtin popull. Jemi i njëjti popull. Prandaj gara për Shqipërinë dhe tani për Kosovën tregon se unë kam përfaqësuar popullin tim gjithmonë, ka theksuar sportistja jonë e njohur anekënd botës, Majlinda Kelmendi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …