Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, i është kundërvënë deklaratave të fundit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për pronat e regjistruara në emër të ish-RSFJ-së të kalojnë në pronësi të Kosovës. Kelmendi ka thënë së Serbia nuk mund të anulojë vendimet e Qevrisë së Kosovës. Në një intervistë të dhenë për Radion Evropa e Lirë ndër të tjera ai ka theksuar: “Ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Planin e Ahtisarit dhe ato vendime të Qeverisë së Serbisë janë inekzistente dhe jo valide për tërë territorin e Kosovës. Ato Vuçiq mund t’i zbatojë vetëm në territorin e Republikës së Serbisë”.
