Ministria e Punëve të Jashtme të Kenisë ka njoftuar se ky shtet ka njohur zyrtarisht Kosovën, duke theksuar se kjo njohje është bërë në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. Autoritetet keniane njoftuan se Presidenti William Ruto u takua me Behgjet Pacollin, dërguarin e posaçëm të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të konfirmuar këtë vendim. Njoftimi gjithashtu përmendi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte miratuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010, dhe njohja nga Kenia është një hap për avancimin e paqes, sigurisë dhe integritetit territorial, si dhe për forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e Ballkanit.
