Vallja tradicionale “Kërcimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO, pas një vlerësimi të lartë të këtij arti të veçantë. Ky është një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, duke vendosur Tropojën dhe trashëgiminë e saj kulturore në skenën botërore. “Kërcimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Gjatë shekujve, kjo traditë ka ruajtur vitalitetin e saj dhe ka mbetur një simbol i rëndësishëm i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …