Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar sot në Kuvend se kërkesa e vetme draft-rezolutës rreth arrestimit të Nehat Thaçit, është ndërprerja e dialogut me Serbinë. Pushteti po i keqinterpreton kërkesat e kësaj rezolute. Kërkesa është ndërprerja e dialogut me Serbinë, pushteti thotë se ne e kërkojmë vazhdimin e dialogut se nuk është asgjë kjo. Kërkesa e rezolutës e ka vetëm një pikë dhe nuk ka asgjë të paqartë këtu, është ndërprerja e dialogut me Serbinë, tha Haradinaj.
