Kërkesa e Beogradit edhe për një komunë të re serbe në Kosovë, të njëmbëdhjetën me radhë, nuk është kërkesë e re dhe nuk ka qenë kusht i këtij subjekti politik, për krijimin e kuorumit në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij kërkesa e Listës Serbe është e hershme, madje qysh para themelimit të qeverisë aktuale, si dhe e ngjashme me kërkesat që kanë edhe komunitetet apo bashkësitë tjera etnike në Kosovë. Ain thotë se tashmë janë të deponuara 29 kërkesa për komuna të reja. Lista Serbe kërkon që të formohet komuna e cila do t’i përfshinte fshatrat: Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, të cilat aktualisht i takojnë komunave të Vushtrrisë dhe Kastriotit. Kjo ka qenë vetëm njëra nga pesë kërkesat e Listës Serbe për të marrë pjesë dhe për ta mundësuar kuorumin për zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit të vendit thonë liderët e opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …