Kërkesa të shumta kanë paraqitur pensionistët, por edhe shoqatat me aftësi të kufizuara ferizajase

Këtë të martë në orët e pasdites në komunën e Ferizajt, është mbajtur edhe një dëgjim publik me pensionistët, por edhe me personat me aftësi të kufizuara. Në këtë dëgjim publik ka marrë pjesë nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtoren e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, si dhe drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili. Në këtë dëgjim publik, nënkryetari Aliu, i ka njoftuar të pranishmit e pakët që ishin në këtë dëgjim në lidhje me projektet të cilat janë planifikuar të realizohen në vitin e ardhshëm. Gjatë këtij takimi, pensionistët kërkuan më shumë përkrahje nga komuna, ndërkaq përfaqësues të shoqatës Sindrom Down, kërkuan të dinë më shumë rreth thirrjeve publike që do të realizohen në të ardhmen.

May be an image of 6 people, bureau and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …