Gjykata Speciale, nga 15 korriku, i ka lejuar vizitat për familjarët e të paraburgosurve. Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se deri më tani kanë pranuar dy kërkesa për vizita. Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet se deri më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare, në Hagë. Ato i kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Vizitat do të mbështeten edhe financiarisht nga shteti për qëndrim dhe ushqim. Familjarët kanë të drejtë që të qëndrojnë tri ditë.
