leoni

Kërkesë e rëndësishme për qytetarë e Komunës së Vitisë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, në emër të të gjithë punëtorëve shëndetësorë kërkon nga qytetarët sinqeritet dhe korrektësi në dhënien e informatave sa i përket mundësisë së infektimit me Covid-19. “Qytetarë të Komunës së Vitisë, tregohuni korrekt në dhënien e informatave tuaja, sidomos ju që keni kontakte me të diagnostifikuarit me COVID-19 dhe histori udhëtimi. Ju lutemi, mos e fshihni rrezikun e infeksionit. Nuk është turp të jeni me Covid-19, por është turp dhe VEPËR PENALE të fshihni dyshimin. Shkaku i fshehjes së informatave, një ekip shëndetësor (1 mjek dhe 3 infermierë) shkoi në vetizolim. Të gjithë mjekët, përkundër sfidave dhe rrezikut të shprehur personal në këtë pandemi janë në ballë të detyrës dhe vazhdojnë në realizim të objektivave të caktuar sipas obligimeve dhe detyrave të punës. Ju lutemi, mbroni punëtorët shëndetësorët SOT, që të kujdesen për Ju NESËR”, thuhet në thirrjen nga drejtoresha e QKMF-së, në Viti, Dr.Vjollca Kadolli-Halili.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …