Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur në qeverinë e Kosovës, Prenk Gjetaj, i tha Radios Evropa e Lirë se “kërkimet për mbetjet mortore të shqiptarëve” kanë vazhduar në rajonin Kizhevac të Rashkës së Serbisë. “Gërmimet po vazhdojnë për të pestën herë me radhë, pasi deri tani katër herë janë ndërprerë. Presim që kjo të jetë faza përfundimtare kurse të gjitha informacionet e tjera varen nga rezultati. Ekipet tona janë atje vetëm si vëzhguese, ndërsa gërmimet janë duke u bërë. Gjetaj pret që të gjenden mbetje mortore të shqiptarëve, sepse, siç tha, ‘në bazë të informacioneve me të cilat posedojnë ‘ata janë varrosur aty’. “Gërmimet do të zgjasin me javë, varësisht nga intensiteti i punëve, Nuk është kjo një punë një ditore”, tha Gjetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …