Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e shpëtim- kërkimit

Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e shpëtim- kërkimit

Janë bërë shtatë ditë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik. Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e  shpëtim- kërkimit. Mësohet se sot kërkimet do të bëhen edhe në disa ura përgjatë Lepencit, të cilat janë evidentuar nga Policia, FSK-ja dhe ekipi i Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, si pista të dyshimta.

Kujtojmë, se dje për shkak të motit të vështirë ishin vështirësuar kërkimet të cilat më pas u ndërpen për të vazhduar mëngjesin e sotëm. Ndryshe, Armend Trena bashkë me Malsor Dashin u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm  pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi i pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …