leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Kërkohen sqarime nga Qeveria Kurti se përse ju jepen paga pjesëtarëve të organizatave që i ka shpallur terroriste

Nga Qeveria Kurti janë duke u kërkuar sqarime se përse ju jepen paga pjesëtarëve të organizatave që i ka shpallur terroriste!? Kosovapres njofton rreth 800 mijë ka shpenzuar shteti vitin e kaluar për të paguar pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”. Serbët e sistemuar në institucione të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit, po vazhdojnë të paguhen edhe pse nuk shkojnë në punë. 129 serbë të kësaj organizate, e cila është shpallur terroriste nga Qeveria, janë paguar për çdo muaj vitin paraprak. Opozita po e konsideron skandaloze këtë gjendje, ndërkaq ekspertë të sigurisë thonë se Qeveria do të duhej të verifikonte listat e punonjësve. Nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje, nëse pagesa të tilla po vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Zyra Kombëtare e Auditimit i ka thënë KosovaPress-it se janë 129 persona të punësuar, bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Në përgjigjen me shkrim bëhet e ditur se të gjithë këta punonjës janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Përpos “Mbrojtjes Civile” (Civilna Zasita), Qeveria e Kosovës ka shpallur terroriste edhe organizatën “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), shkruan Kosovapres.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …