Kërkohet hetim i ndërhyrjes së Policisë në zyrën e VV-së

Ndërhyrja e Policisë për arrestimin e deputetit, Albin
Kurti me 28 Nëntor, që u pasua me arrestimin e tij dhe dhjetëra aktivistëve të
Vetëvendosjes, mund t’i nënshtrohet hetimeve. Avokati i Popullit ka kërkuar nga
kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që të nis hetime për
ngjarjet e 28 Nëntorit. Ndonëse kjo kërkesë ende nuk ka marrë formë zyrtare,
Avokati i Popullit ka kërkuar që të ndërmerren veprime hetimore për ndërhyrjen
e njësive speciale në zyrën e VV-së. Në deklaratën e Avokatit të Popullit, duke
cituar pohimet e të arrestuarve dhe atyre që kërkuan trajtim në QKUK,
konfirmohet se ka pasur përdorim të tepruar të forcës nga ana e Policisë. E njëjta
është pohuar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut, sipas të cilit, hetimi duhet të përqëndrohet tek ndërhyrja e Policisë
në selinë e Vetëvendosjes, nga ku u panë aktivistë të prangosur e të lënduar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …