Kërkohet ligjërisht kthimi i Institucionit shëndetësor të QKMF-së të Komunës së Malishevës në regjion të Prizrenit

Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, të Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e katërt të rregullt nën kryesimin e Aziz Thaçit.
Në këtë mbledhje u debatua nga anëtarët e Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, tema për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, ku ditë më parë u organizua në qytetin e Malishevës ecja tradicionale në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Kjo ngjarje u organizua nga Zyra për Barazi Gjinore dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), me mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Ky aktivitet tha drejtori i QKMF-së do të vazhdoj edhe këto ditë të mbetura të tetorit rozë për shërbimet falas të mamografisë dhe ultrazërit të gjirit që po ofrohen në QKMF.
Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse vendimmarrëse në nivel vendi, që të bartin ligjërisht kthimin e Institucionit shëndetësor QKMF-së, të Komunës së Malishevës, me regjionin e Prizrenit, kjo kërkesë u forcua edhe pas vizitës që kishin bërë anëtarët e këtij komitetit në Institutin Regjional të Prizrenit.
Po ashtu u trajtuan edhe disa tema si uji i pijshëm, situata e shëndetit publik të qytetarëve në Malishevë, por edhe për disa takime që do të ndodhin në muajin nëntor të anëtarëve me disa institucione në komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …