Kërkohet miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë, ndryshe nuk mund të ekzekutohen ndihmat financiare dhe qytetarët mbesin pa paga

Kërkohet miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë, ndryshe mund të rrezikohet stabiliteti financiar

Në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve në Kosovë, ndonëse akoma po vazhdojnë konsultimet ndërmjet partive politike dhe ushtrueses së detyrës së kryetares të Kosovës, vendi rrezikon të mbetet pa miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Pa miratimin e buxhetit nuk do të mund të ekzekutohen as ndihmat financiare për bizneset dhe qytetarët që mbetën pa punë për shkak të pandemisë. Në këtë linjë për të mos rrezikuar stabilitetin financiar. Bashkimi Evropian bëri thirrje për miratimin e buxhetit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë. BE thotë se është e rëndësishme që buxheti i Kosovës të miratohet nga kjo legjislaturë e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …