Familjarët e të akuzuarve në rastin e Kumanovës kërkojnë nga organet e drejtësisë që të hetohet pista e dyshimtë e agjentëve të implikuar në ngjarjet e Lagjes së Trimave me 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar. Njëri nga familjarët e të akuzuarve të Grupit të Kumanovës ka kërkuar nga Gjykata që t’i nxjerrin para drejtësisë agjentët sekretë që janë përfshirë në këto ngjarje. “Ne apelojmë që gjykata, por edhe institucionet e tjera të ndalojnë këta persona dhe ti nxjerrin para drejtësisë, sepse ata janë dëshmitarët kyç dhe jo të fshihen”, ka thënë ai. Ky familjar ka bërë të ditur se këta agjentë as nuk janë thirrur në seanca, por vetëm policët e njësive speciale në cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …