Miliona vaksina kundër coronavirusit mund të humbasin, nëse vendet e pasura dërgojnë përnjëherë sasi të mëdha dozash në vendet e varfra, paralajmëroi Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF. Sipas tij, furnizimi duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, sepse vendet e varfra nuk kanë burime për t’i përdorur të gjitha menjëherë. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e vende të tjera kanë premtuar se do t’i dhurojnë dozat e tyre të tepërta në vendet me të ardhura të ulëta. Yje të muzikës dhe sportit, si Billie Eilish dhe David Beckham, janë duke mbështetur thirrjet e UNICEF-it. Ato kanë nënshkruar një letër për grupin e vendeve më të pasura të botës, G7, duke u kërkuar atyre që të dhurojnë 20 për qind të vaksinave deri në muajin gusht.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …