Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike gjatë ditës kanë raportuar ministra dhe përfaqësues të agjencive të pavarura për rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”. Aty u tha se ka pasur progres në disa fusha, por ka ende punë për t’i zbatuar në tërësi gjitha të gjeturat e BE-së. Ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica para anëtarëve të komisionit i paraqiti disa nga synimet e dikasterit të tij për të zbatuar rekomandimet e BE-së. Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi derisa tregoi angazhimin e tij për zbatim të rekomandimeve të BE-së, tha se sfidë është edhe shkurtimi i buxhetit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …