leoni

Kërkohet që komunat ta ndalojnë shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë duitëve të festave

Kërkohet që komunat ta ndalojnë shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë ditëve të festave

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka thënë se komunat duhet të ndalojnë shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. “Në çdo fundvit në Kosovë dhjetëra qytetarë, më së shumti fëmijë dhe të mitur, përfundojnë në Qendra Emergjente shkaku i lëndimeve të marra nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike. Tani kur jemi në një situatë mjaftë të vështirë, duke u ballafaquar me pandeminë botërore Covid-19, nuk do duhej që të shtohej edhe një vatër e re e rrezikimit të shëndetit të qytetarëve të vendit. Për të rritur sigurinë, komunat (ato të cilat ende nuk kanë reaguar), do të duhej që gjatë kohës së këtyre festave, të ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore, përdorimin dhe shitjen e produkteve piroteknike, kurse gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën duhet të gjobiten. Siguria e qytetarëve duhet të jetë primare”, ka thënë Ahmeti,

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …