Kuvendi i Shqipërisë

Kërkohet që me urgjencë të miratohet projektligji i “Vetting”-ut, një nga 7 ligjet e Reformës në Drejtësi

Politika shqiptare është vënë në punë me urgjencë për të miratuar sa më shpejt projektligjin e “Vetting”-ut, një nga 7 ligjet që përbëjnë paketën e Reformës në Drejtësi. Dhe sërish janë ndërkombëtarët, që mendojnë se ligjvënësit shqiptarë nuk duhet të pushojnë pa miratuar edhe ligjin më të rëndësishëm të reformës, atë të kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve. Drafti i ripunuar pas ndryshimeve kushtetuese i është dërguar anëtarëve të Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, me qëllim që të kalojë në Kuvend sa më shpejt. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj tha se u ka dërguar të gjithë anëtarëve të tij draftin me ndryshimet, së bashku me thirrjen për mbledhjen e komisionit për t’i aprovuar ato. Sipas tij, askush nuk duhet të thotë se nuk ka pasur kohë ta studiojë. Por ndërkohë, opozita ka bërë të ditur se kërkon më shumë kohë për ta shqyrtuar draftin dhe pas kësaj do të ketë një qëndrim. Këto mesa duket janë shenjat e një përplasjeje të re politike, edhe pasi reforma në vetvete u miratua në senacën maratonë të 21 dhe 22 korrikut. Ndërkohë LSI  njoftoi se kryetari i saj, Ilir Meta ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për t’u rikthyer me urgjencë në Tiranë, për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditët e fundit, që ka për qëllim prishjen e konsensusit parlamentar, që u arrit më 21 korrik. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …