Kryetari i zgjedhur republikan, Donald Trump e ka përshkruar rinumërimin e afërt të votave në Wisconsin si një “mashtrim”. Manjati, i cili e fitoi me një diferencë tepër të vogël këtë shtet, tha se rezultatet “duhen respektuar, në vend që të sfidohen apo të abuzohet me to”. Kandidatja e “Partisë së Gjelbër”, Jill Stein ishte nismëtarja e rinumërimit të votave. Ajo ka kërkuar gjithashtu rinumërim edhe në Michigan dhe Pennsylvania, duke argumentuar kërkesat e saj me “anomalitë statistikore”. Drejtues të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton thanë se do të merrnin pjesë në rinumërimin e Wisconsinit. Megjithatë, në mënyrë që diçka të ndodhë realisht do të duhet që rezultatet zgjedhore të përmbysen në të trija këto shtete, për të përmbysur presidentin e zgjedhur më 8 nëntor. Në një deklaratë të lëshuar nga ekipi i tij tranzitor ditën e shtunë, Trump e akuzoi Steinin se po përpiqet “të mbushë arkat e saj me parà” me pretekstin se po kërkon donacione për të shkuar drejt rinumërimit. “Njerëzit e bënë zgjedhjen e tyre, zgjedhjet kanë marrë fund”, shkruhej në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …