Familjarët e të burgosurve
shqiptarë në rastin ‘Monstra’, kanë kërkuar nga Prokurorja Speciale, Katica
Janeva, që të shqyrtojë në mënyrë urgjente këtë rast. Bedri Ajdari, familjar i
njërit nga të burgosurit e këtij rasti, i ka kërkuar Prokurores, Janeva që të
merret me rastin ‘Monstra’, duke i përkujtuar asaj se në këtë post është
zgjedhur si pasojë e kërkesave demokratike të shqiptarëve. Ai theksoi se
personat të cilët po vuajnë burgun për këtë rast janë të pafajshëm dhe se
shqiptarët po pësojnë nga rastet e montuara. Ajdari ka përkujtuar edhe
deklarimet e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë se të burgosurit shqiptarë
janë të pafajshëm. Përndryshe, 6 shqiptarë të Shkupit janë dënuar me burgim të
përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës. Aktualisht, ky rast
ndodhet në Gjykatën e Apelit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …