Kërkohet shtyrja e mbajtjes se provimit të Maturës Shtetërore por ende nuk dihet se si do të vendos MASHTI

Kërkohet shtyrja e mbajtjes se provimit të Maturës Shtetërore por ende nuk dihet se si do të vendos MASHTI

Derisa kanë mbetur edhe rreth 1 muaj kur maturantët do të duhej ta përfundonin vitin shkollor, drejtues të institucioneve arsimore ende nuk janë njoftuar se çfarë do të ndodhë me testin e maturës. Drejtorë të arsimit në komuna po kërkojnë që të shtyhet mbajtja e këtij testi pasi konsiderojnë se në rrethanat aktuale nxënësit e kanë problem të përgatiten për të. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Jusuf Thaçi, thekson se meqë ende nuk dihet se kur pritet të stabilizohet situata nga pandemia, aktualisht nuk mund ta dinë se si do të veprohet në lidhje me testin e maturës shtetërore. Shkollat e mesme kanë nisur mësimin online 20 ditë pas pezullimit të procesit mësimor. Për këtë nivel mësimi po organizohet nga vetë drejtoritë komunale të arsimit dhe shkollat përmes disa platformave online.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …