Numri i fletëvotimeve të pavlefshme që kanë nxjerrë zgjedhjet e 11 qershorit është vlerësuar shqetësues. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe njohësit e proceseve zgjedhore kanë vlerësuar se 50 mijë votat e pavlefshme duhet të hetohen në mënyrë që të shihen arsyet pse ka ndodhur kjo. Sipas tyre, prishja e fletëvotimeve nga qytetarët mund të jetë bërë për arsye të ndryshme. “Arsyet se pse ka ardhur deri te ky numër kaq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme nuk mund t’i dimë, sepse nuk e kemi hupur akoma asnjë kuti. Numri preliminar i këtyre fletëvotimeve është rreth 50 mijë, mirëpo derisa nuk janë hapur kutitë nuk mund ta dimë arsyen se pse ka ndodhur kjo. Sidoqoftë, KQZ-ja ndoshta do ta formojë ndonjë komision i cili do ta bënte hetimin e këtyre fletëvotimeve për t’i parë arsyet se pse ka ardhur deri te kjo”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj. Ai ka treguar se në krahasim me zgjedhjet paraprake, ky nunër është rritur dukshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …