Kërkojnë krijimin e komunës së Tuzit

Kërkojnë krijimin e komunës së Tuzit

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimangbegu, kanë proceduar nismën për ndryshimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, që i hap rrugë krijimit të komunës së Malësisë ose Tuzit. Ata kanë thënë se këtë e bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi dhe të drejtën për vetëqeverisje lokale. Këta deputetë kanë përkujtuar se vitin e kaluar, Kuvendi pati miratuar ndryshimet në disa ligje, me çka Malësia fitoi statusin e komunës në kuadër të kryeqytetit. Sipas tyre, Podgorica është dashur që deri me 15 prill ta ndryshojë statutin, për t’i bartur kompetencat tek komuna e Tuzit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …