Kerry do të kërkojë nga Rama strehimin e mijëra kryengritësve sirianë të ikur nga regjimi i Assadit

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, ditën e diel, pritet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Policia e Tiranës mësohet se ka marrë masa shtesë të një niveli maksimal, për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan. Duke nisur që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durres, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Sekretari Kerry do të kërkojë nga Edi Rama strehimin e 1000 luftëtarëve sirianë, të cilët Amerika i ka stërvitur për luftë kundër regjimit të Assadit, por ata tani kanë mbetur në mëshirë të rusëve dhe qeveritarëve të kriminelit Assad.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove …