Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pas vizitës në Kosovë ka udhëtuar drejt Beogradit. Ai atje është takuar me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq. Kerry ka uruar kryeministrin Vuçiq për rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian, duke përshëndetur iniciativën e Beogradit që të angazhohen në dialogun me Qeverinë e Kosovës. Respektoj iniciativën e Vuçiqit që të futet në dialog me Qeverinë e Kosovës dhe të bashkëpunojë me Prishtinën, që të kaluarën ta lënë në histori dhe për të përcaktuar një të ardhme më të mirë”, ka thënë Kerry në Beograd, edhe pse Vuçiqi me asnjë fjalë nuk ka deklaruar se e harron të kaluarën apo pretendimet për ta ripushtuar Kosovën. Kerry, i cili u është drejtuar medieve bashkë me Vuçiqin, ka thënë se Beogradi dhe Washtingtoni kanë interes të përbashkët në luftën kundër ekstremizmit mysliman.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …